Josa: Të mos “qajmë” humbjen me Partizanin

Futboll

Josa: Të mos “qajmë” humbjen me Partizanin

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:23
Josa: Të mos “qajmë” humbjen me Partizanin

Pas humbjes me Partizanin, nevojitet kthesa. Mirëpo, kalendari duket se e kalon nga “shiu në breshër” Mirtel Josën dhe të tijtë. Transferta durrsake duhet konsideruar tepër e vështirë, duke parë ecurinë e Teutës dhe ambiciet e saj për titull. Trajneri i verilindorëve foli për gazetarët, në prag të përplasjes me “djemtë e detit”, e planifikuar për nesër nga ora 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”:

“Është një ndeshje shumë e vështirë. Nuk ka më diferenca në këtë periudhë, ashtu si më përpara. Nuk ka siguri, duhet shumë seriozitet dhe të përmirësohemi. Teuta është skuadër e ekuilibruar. Si në ndeshjet jashtë, dhe ato brenda ka luajtur mirë dhe ka marrë maksimumin. Ka lojtarë me eksperiencë, nuk ka pasur shumë lëvizje në merkato. Drejtuesit kanë menduar ta konsolidojnë grupin. Vijmë pas një ndeshjeje me Partizanin, të cilën në disa fragmente e luajtëm mirë.

Kishte edhe momente, që na ndëshkuan dhe nuk e përballuam dot Partizanin. Mendimi im është që të mos e shohim atë ndeshje, por anën psikologjike, sepse këtu çedojmë pak. Nuk duhet të kërkojmë rrugën e mesme, sepse kjo varet nga niveli i skuadrave të tjera. Duhet të kërkojmë vetëm të përmirësohemi ndeshjeje pas ndeshjeje. Grupi ynë është i formatuar rishtas, kërkon kohë që të përmirësohet.

Kemi treguar se, pas një ndeshjeje të mirë, të luajtur dobët, jemi përmirësuar. Ne do të mundohemi të ngremë nivelin e skuadrës sa më lart taktikisht dhe teknikisht. Pjesa fizike është kjo, nuk kemi çfarë të përmirësojmë. Më intereson shumë që gabimet e një ndeshjeje të mos i përsërisim në ndeshjen tjetër, ose të bëjmë më pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat