Angelino i zhgënjyer nga koha që kaloi te City

Futboll

Angelino i zhgënjyer nga koha që kaloi te City

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:27
Angelino i zhgënjyer nga koha që kaloi te City

Angelino ka deklaruar se Pep Guardiolo nuk i ka besuar atij te Manchester City dhe se i ka vrarë vetëbesimin.

Mbrojtësi i krahut të majtë u bashkua me Manchester Cityn në moshën 16 vjeçare, por pa arritur të dëshmohet asnjëherë.

Futbollisti spanjoll tani po luan rregullisht nën urdhërat e Julian Nagelsmannit te Red Bull Leipzigu.

“Kam pushuar gjashtë muaj kur isha me Pep [Guardiolan], ishte e mjaftueshme. Nuk dua të ndodhë sërish. Kjo është pse dua të jem në fushë, nuk dua të jem jashtë. Jam shumë falenderues që kam gjetur minuta për të luajtur” – tha fillimisht 24 vjeçari.

I pyetur rreth Guardiolas dhe Nagelsmannit, ai tha: “Të dy pëelqejnë të luajnë me topin dhe të marrin topin shpejtë, këtu nuk ka ndonjë diferencë të madhe – njëri me dha vetëbesim dhe minuta dhe tjetri jo. Jam falenderues ndaj Julianit për besimin.. nganjëherë kjo është se çfarë keni nevojë”.

Angelino ka zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha garat për Manchester Cityn, teksa shtoi se “kjo nuk ishte e drejtë nga Guardiola”.

“Më vrau mua” – tha spanjolli. “Vetëbesimi ishte gjithçka. Kur ju nuk keni besimin e trajnerit gjithashtu flet gjithçka. Isha i paragjykuar para fillimit të sezonit.. dy ndeshje dhe pastaj nuk luajta për disa muaj. Është e vështirë të luash një ndeshje në çdo muaj. Pra, tani jam i lumtur që erdha këtu dhe njoftova Julianin dhe gjithë tjerët këtu” – deklaroi mes tjerash mbrojtësi i majtë.

Ndryshe, Anglino do mbetet i huazuar te Leipzigu deri në fundin e këtij sezoni. Pastaj, klubi gjerman ka të drejtën e blerjës përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat