Akuzon gjyqtarin

Futboll

Akuzon gjyqtarin

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:41
Akuzon gjyqtarin

Trajneri i Atalantës, Gasperini, ka shpërthyer menjëherë pas ndeshjes kundër Realit të Madridit.

Ekipi italian u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 17 atje ku Freuler do të bënte ndërhyrje të gabuar dhe do të cilësohej si mbrojtësi i fundit.

Megjithatë tekniku i ekipit të Bergamos nuk është aspak i kënaqur me vendimin e kryesorit të takimit. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes do të shpërthente për të lënë të kuptohet se Reali i Madridit është mbajtur në favor nga gjykimi.

“Kjo është vetëvrasje e futbollit. Kam frikë nga një dënim tjetër dhe për këtë arsye nuk do të them asgjë se UEFA do të më dënojë për dy muaj. Nuk mund të kemi gjyqtarë që nuk dallojnë dot një faull taktik nga një ndërhyrje më e fortë. Nuk duhet të jesh pjesë e NASA-s për ta kuptuar.

Kjo që ndodhi sot ishte çmenduri. Gjyqtarët janë një komponent shumë i rëndësishëm dhe kanë edhe ndihmë nga pamjet televizive. Ata kanë gjithçka por edhe para pamjeve nuk ia dalin”, ka thënë Gasperini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat