Shpërthejnë mediat katalanase: Atalanta-Real, vjedhje e hapur!

Futboll

Shpërthejnë mediat katalanase: Atalanta-Real, vjedhje e hapur!

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:46
Shpërthejnë mediat katalanase: Atalanta-Real Madrid, vjedhje e hapur!

Klubet jo nga Madridi në Spanjë janë në favor të Atalantës, pas asaj që ndodhi në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampionëve, në Bergamo.

Një ballafaqim i kushtëzuar rëndë nga dëbimi i Freuler me karton të kuq pas 18 minutash lojë (një episod për të cilin mesfushori zviceran iu kërkoi falje tifozëve), shkruan telesport.

Ky ndëshkim direkt më të kuqe është konsideruar shumë i tepruar nga kryesori gjerman. Mediat europiane flasin edhe për “mungesën e fair-play nga Mendy, i cili duartrokiti gjyqtarin, kur lojtari i Atalanta u përjashtua me të kuqe për një faull ndaj tij”.

Rac1 (stacioni kryesor radiofonik në Katalonjë) ishte më i ashpri në komentin e ndeshjes, teksa e quajti “vjedhje totale” atë që ndodhi në fushë, duke iu referuar arbitrimit. Në vend të kësaj, “El Mundo” iu bën jehonë fjalëve të Fabio Capello në “Sky”: “Edhe vetë Zidane ishte gjithashtu i befasuar, e patë që qeshi…

Ai nuk ishte absolutisht karton i kuq, sepse faulli ndodhi jashtë zonës së rreptësisë. Mbrojtësi i Atalantës nuk ishte lojtari i fundit. Nëse është faull, nevojitej vetëm karton i verdhë”.

Më në fund, “Sport” shikon nga sfida e kthimit, ku Atalanta rrezikon të mbetet pa Gasperini, duke pasur parasysh që trajneri zikaltër (i zemëruar gjatë dhe pas ndeshjes) mund të skualifikohet me dy ndeshje në Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat