Klopp ka marrë dy lajme pozitive! Henderson rrezikon

Futboll

Klopp ka marrë dy lajme pozitive! Henderson rrezikon

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:48
Henderson rrezikon

Jordan Henderson rrezikon të mungojë deri në 3 muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ijë gjatë humbjes në derbin me Evertonin fundjavën e shkuar.

Nëse kapiteni do t’i nënshtrohet operacionit, kjo do t’i jepte fund sezonit të tij, por do të vendoste në dyshim edhe pjesëmarrjen e tij në Evropian, sipas “The Sun”.

Mesfushori, i cili në ndeshjet e fundit është aktivizuar në qendër të mbrojtjes për shkak të emergjencës së dëmtimeve, la fushën pas 30 minutash pas një faulli të Dukures.

30-vjeçari iu nënshtrua skanerit ditën e hënë dhe tani po pret në ankth përgjigjen, e cila në rastin më të keq do ta linte atë për 12 javë larg fushës.

Ky është një tjetër lajm i rëndë për Jurgen Kloppin, i cili ka të dëmtuar rëndë, Van Dijk, Joe Gomezin dhe Matipin, të cilët nuk pritet të luajnë më këtë sezon.

Por, edhe Henderson dhe Fabinho, të cilët i kanë zëvendësuar në zemër të prapavijës, janë të dëmtuar. Nëse Henderson nuk do t’i shpëtojë operacionit, atëherë ai tremb edhe trajnerin e kombëtares angleze, Garet Sauthgeut, sepse do jetë shumë e vështirë që të jetë gati për Evropianin, i cili për “Tre Luanët” nis më 13 qershor.

RIKTHIMET – Por, Klopp ka marrë dy lajme pozitive në këtë sezon të vështirë. E para është rikthimi në stërvitje me shokët e skuadrës i Diogo Jotës, sulmuesit portugez, i cili dëmtoi ligamentet e gjurit 11 javë më parë kundër Midtjylandit. Klopp mund ta grumbullojë që në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Shwfild Unitedit.

Por, objektivi më realist është që të jetë gati për ndeshjen pasardhëse kundër Chelseas në “Anfield” të enjten.

Dje është rikthyer në stërvitje në fushë edhe Virgil van Dijk, pas këputjes së ligamentit të gjurit në derbin me Evertonin në tetor. Qendërmbrojtësi holandez ka pak shanse të luajë përsëri këtë sezon dhe Klopp tha se do të tregohen shumë të kujdesshëm me rikthimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat