Një vendim shumë i dyshimtë

Futboll

Një vendim shumë i dyshimtë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Një vendim shumë i dyshimtë

“Ka pak për të thënë. Më vjen shumë keq dhe dua t’i kërkoj falje ekipit, tifozëve, të gjithë atalantinëve. Nuk dua të flas për episodin. Ne jemi akoma gjallë falë djemve që luajtën një lojë të madhe dje edhe me 10”.

Remo Freluer, protagonist negativ i ndeshjes së Champions League mes Atalanta dhe Real Madrid që përfundoi 0-1 në favor të galaktikëve, kërkoi falje direkt përmes kanaleve të tij sociale për atë karton të kuq të marrë pas 17 minutash:

“Jam i sigurt që në Madrid do të luajmë një ndeshje e shkëlqyeshme”, mesazhi nga mesfushori që la ekipin në inferioritet numerik…

Një vendim shumë i dyshimtë, ai i gjyqtarit Stieler, i cili shkaktoi shumë polemika jo vetëm nga lojtarët në fushë dhe te Gasperini gjatë dhe pas ndeshjes, por edhe në të gjithë Italinë dhe Spanjën…

Të menjëhershëm, megjithatë, komentet e shokëve të skuadrës për shpërthimin e Freuler: “Vëlla, nuk duhet të na kërkosh falje”, shkroi De Roon. “Nuk ka asgjë për të kërkuar falje, ne jemi një ekip një për të gjithë, të gjithë për një”, komentoi Gjimshiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat