Formacionet e mundshme, Arsenal – Benfica: Xhaka pritet ta nisë ndeshjen si titullar

Futboll

Formacionet e mundshme, Arsenal – Benfica: Xhaka pritet ta nisë ndeshjen si titullar

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:49
Granit Xhaka

Arsenali dhe Benfica do të luajnë sot (e enjte) mes vete në ndeshjen kthyese të vlefshme për fazën e 1/16-tës në Ligën e Evropës.

Topçinjë janë në rolin e nikoqirit ndaj klubit portugez në ndeshjen kthyese dhe do të tentojnë kalimin tutje pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Ky takim do të zhvillohet në Georgios Karaiskakis Stadium (Piraeus) në Greqi, pas bllokimeve të shumë shteteve shkaku i rregullave të coronavirusit.

Trajneri Mikel Arteta pritet të fillojë këtë ndeshje me formacionin më të mirë pasi e do kalimin në çerekfinale.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka pritet ta nis ndeshjen nga minuta e parë, teksa nuk do të mungojnë as yje si Hector Bellerin dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, Luiz, Gabriel, Tierney; Xhaka, Ceballos; Saka, Smith Rowe, Pepe; Aubameyang

Benfica (4-4-2): Leite; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Silva, Weigl, Taarabt, Pizzi; Waldschimdt, Nunez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat