Liga e Serie A anulon sfidën

Futboll

Liga e Serie A anulon sfidën

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Liga e Serie A anulon sfidën

Tashmë është zyrtare, sfida midis Torinos dhe Sasuolos e cila ishte në program të zhvillohej ditën e nesërme në stadiumin “Olimpico-La Grande Torino” me fillim nga ora 20:45, është anuluar.

Këtë vendim e mori Liga e Serisë A italiane për arsye se skuadra piemonteze është bërë një vatër e “nxehtë” e koronavirusit, dhe thuhej se disa nga rastet e skuadrës granata kanë qenë me variantin e ri britanik të COVID-19.

Këtë lajm e ka publikuar vetë Liga e Serisë A me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

Vlen të theksohet se ky takim ka një datë të re, dhe do të zhvillohet të mërkurën e 17 marsit me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat