Xhaka dhe Arsenali kërkojnë sot kualifikimin

Futboll

Xhaka dhe Arsenali kërkojnë sot kualifikimin

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:35
Xhaka dhe Arsenali kërkojnë sot kualifikimin

Klubi londinez kërkon sot me ngulm fitore në Ligën e Evropës që do t’i sigurojë kualifikimin në fazën eliminatore.

Arsenal pret skuadrën portugeze Benfica në “Georgios Karaiskakis” të Athinës, për arsye të protokollit antiCOVID-19, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi pa fitues (1:1), ku Arsenali shpërdoroi disa raste të sigurta, duke e bërë më të vështirë kualifikimin tutje.

Në formën momentale, brenda gjashtë ndeshjeve në të gjitha garat, “Topçinjtë” kanë regjistruar vetëm një fitore, dy barazime dhe tri humbje, ndërsa portugezët e Benfica në gjashtë ndeshjet e fundit kanë dy fitore dhe katër barazime.

Të dy skuadrat nuk do të kenë probleme të mëdha me mungesa të lojtarëve, ku vetëm Arsenali do të jetë i hendikepuar me mungesat e Thomas Partey e Rob Holding.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave:

Arsenal (4-2-3-1): Leno; Bellerin, Luiz, Gabriel, Tierney; Xhaka, Ceballos; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Aubameyang

Benfica (4-4-2): Leite; Gilberto, Vertonghen, Otamendi, Grimaldo; Silva, Weigl, Pizzi, Everton; Nunez, Waldschmidt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat