‘Tigrat e Zi’ kërkojnë dorëheqjen e Duros: Nëse askush nuk merr masa për ty, ti nuk do te jesh i sigurt 

Futboll

‘Tigrat e Zi’ kërkojnë dorëheqjen e Duros: Nëse askush nuk merr masa për ty, ti nuk do te jesh i sigurt 

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:48
‘Tigrat e Zi’ kërkojnë dorëheqjen e Duros: Nëse askush nuk merr masa për ty, ti nuk do te jesh i sigurt 

Tifozët “Tigrat e Zi” kërkojnë largimin e Kodian Duros nga pozita e kryetrajnerit të Feronikelit nga Drenasi.. 

Ata janë të revoltuar me humbjen e Feronikelit sot si vendas me rezultat 3:1 nga Drenica e Skenderajt, në takimin e javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës.

“Kërkesë për Klodian Duron! Nga ti analist i Superligës sonë ne qysh tani kërkojmë dorëheqje sepse ne nuk ta lejojmë ato që i ke bë deri sot në klubin tonë të zemrës, kërkojmë edhe nga presidenti jonë z. Naser Ramaj që sonte te merr vendimin për ty Analist.

Nëse askush nuk merr masa për ty ti nuk do te jesh i sigurt në Klubin tonë sepse ti ke hekur lojtarët nga klubi pa asnjë arsye, ti ke bë edhe një grup lojtarësh nga ana jote dhe nuk je duke i futur në lojë ata të cilët janë të gatshëm të luajnë nga minuta e parë.

‘Nikli’ - Dashuri që s'shuhet kurrë”, reagojnë ‘Tigrat e Zi’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat