Fakte tronditëse nga shpërdorimet e Barcelonës

Futboll

Fakte tronditëse nga shpërdorimet e Barcelonës

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:15
Fakte tronditëse nga shpërdorimet e Barcelonës

Malcom ishte një tjetër blerje e bujshme, por që nuk “ngjiti” te Blaugrana-t. Anësori brazilian nënshkroi për klubin katalanas më 2018, pasi Barcelona ia rrëmbeu “nga duart” Romës.

Kjo e fundit madje njoftoi marrëveshje me Bordeaux, klub të cilit lojtari në fjalë i përkiste atë kohë. Tani, SER ka zbuluar kontratën e ndërmjetësimit, të nënshkruar nga Barcelona me Josep María Minguella Jr, e cila dëshmon se çfarë shpenzimesh marramendëse janë bërë për transferime të dështuara.

Kështu, Minguella paska futur në xhep 10 milionë euro si ndërmjetësues. Stacioni në fjalë iu referohet burimeve të konfirmuara, nga njëra anë, vërtetësisë së kontratës së nënshkruar dhe, nga ana tjetër, përfshirjes së klauzolave që nuk janë të zakonshme në këtë lloj marrëveshjeje. Barcelona arriti ta marrë Malcom në këmbim të 41 milionë eurove fikse dhe një shume tjetër në formë variablash. “SER Catalunya” ka pasur qasje në hartimin e kontratës, që mban datën 2 korrik 2018, nënshkruar nga ish-presidenti Bartomeu, Jordi Mestre, Òscar Grau dhe Josep Maria Minguella Jr.

Aty renditen përqindjet dhe klauzolat, për të cilat do të kishte të drejtë ndërmjetësi. Më konkretisht, 1.5 milionë euro do të hidheshin në xhepin e ndërmjetësuesit nëse pengonte Malcom të firmoste për një klub tjetër, që nuk ishte Barcelona, ​​siç ndodhi në fakt. Për më tepër, ai merrte edhe 15% të shumës, që Barcelona pagoi te klubi francez (Girondins) për nënshkrimin e brazilianit, plus 20% të variablave (bonuseve).

Minguella i ka shpjeguar SER se këto komisione ishin shumë më të ulta, ato do të arrinin në një milion euro, pasi shumica e shifrës totale ishin përdorur për të paguar gjobat e ndryshme. Ndërkohë, klubi katalanas i ka shpjeguar SER  se shumat totale për ndërmjetësimin e këtij transferimi ishin 8.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat