Reja në e vend të Gattusos te Napoli?

Futboll

Reja në e vend të Gattusos te Napoli?

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:24
Reja në e vend të Gattusos te Napoli?

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për radion italiane “Kiss Kiss Napoli”, ku ka folur për disa tema të ndryshme, që nga Kombëtarja Shqiptare, te rikthimi i tifozëve në stadiume, rizgjedhjen e Gravinës si Presidenti i Federatës Italiane të Futbolli dhe mbi zërat që kanë qarkulluar për një ofertë të pretenduar të Napolit për trajnerin kuqezi, Edoardo Reja, duke mohuar kategorikisht këtë opsion.

“Reja te Napoli në vend të Gattusos? Unë i kam dëgjuar këto thashetheme, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar kurrë dhe Reja nuk më ka thënë gjë për mundësinë e të bërit një punë të dyfishtë si trajneri i Shqipërisë dhe i Napolit.

Por dua ta bëj të qartë, që është një mundësi për t’u përjashtuar kategorikisht: nuk mund të bëhet, një trajner nuk mund të jetë në një ekip kombëtar dhe në një klub në të njëjtën kohë. Nuk mund të ndodhë.”

Sa i përket rizgjedhjes së Gravinës si president i FIGC, Duka deklaroi se ndihet i lumtur për vazhdimin e tij në krye të Federatës Italiane.

“I kam dërguar urimet e mia me rastin e rizgjedhjes së tij si President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravinës. Jam i lumtur që ai do të mund të vazhdojë punën e tij në krye të federatës edhe për një mandat tjetër, sepse jam i sigurt se ai do të kryejë më së miri detyrën e tij dhe do të ndihmojë futbollin italian të zhvillohet edhe më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat