Sevilla nuk është e gatshme

Futboll

Sevilla nuk është e gatshme

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:33
Kounde

Gjiganti anglez Manchester United po heziton të paguajë shumën prej 80 milionë eurosh për mbrojtësin e Sevillas Jules Kounde, raporton “Daily Mail”.

“Djajtë e Kuq” janë të interesuar që të përforcojnë repartin e mbrojtjes, por nuk dëshirojnë të japin një shumë astronomike për mbrojtësin 22-vjeçar.

Për Kounden interesim serioz ka shprehur vetëm skuadra e Manchester Cityt.

Së fundmi është raportuar edhe për United, por Sevilla nuk është e gatshme të humbasë njërin prej lojtarëve kryesorë të saj, vetëm nëse ekipet e interesuara do të paguajnë dëmshpërblimin prej 80 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat