Leonardo: Ka ardhur koha që Mbappe të tregojë vendimin nëse do rinovojë, jemi në bisedime me Neymar dhe Di Maria

Futboll

Leonardo: Ka ardhur koha që Mbappe të tregojë vendimin nëse do rinovojë, jemi në bisedime me Neymar dhe Di Maria

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Leonardo: Ka ardhur koha që Mbappe të tregojë vendimin nëse do rinovojë, jemi në bisedime me Neymar dhe Di Maria

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka pranuar se klubi është afër të mësojë vendimin e sulmuesit Kylian Mbappe për rinovimin e kontratës.

Klubi francez dëshiron rinovimin me yllin e tyre, por kohëve të fundit, lojtari flitet për largimin e mundshëm nga “Parku e Princave”.

Së fundmi, Leonardo ka folur për situatën e Mbappes, derisa tha se ka ardhur koha që ai të vendos.

“Jam befasuar nga disa bisedime lidhur me Mbappe. Ai ka edhe një sezon të plotë në kontratë”.

“Roli i tij në klub është shumë më i rëndësishëm dhe kohëve të fundit ka filluar të mbajë më shumë përgjegjësi”.

“Jemi në bisedime që një kohë dhe koha për të vendosur ka ardhur”, tha fillimisht ai.

Tutje, Leonardo zbuloi se dëshirojnë t’ia rinovojnë kontratën edhe për tre yjet e tjerë, Neymar, Angel di Maria dhe Juan Bernat.

“Ne gjithashtu kemi biseduar me Neymar. Jemi në udhën e duhur. Kontrata ende nuk është nënshkruar”.

“Jemi në momente të mira me të. Qëllimi është të mbyllim marrëveshjen sa më shpejtë të jetë e mundur”.

“Gjithashtu ka bisedime me Angel di Maria dhe Juan Bernat. Duam të rinovojmë me të katërtit”.

“Jemi duke biseduar me pak me Draxler, që ka pasur më pak mundësi në vitet e fundit. Është lojtar ende i rëndësishëm për klubin”, përfundoi ai.

Mbetet të shihet nëse këta yje do vazhdojnë t’i mbeten besnik “Parisienëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat