Hetimi i medias prestigjioze zbulon detaje tronditëse, ja për çfarë bëhet fjalë

Futboll

Hetimi i medias prestigjioze zbulon detaje tronditëse, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:38
Hetimi i medias prestigjioze zbulon detaje tronditëse, ja për çfarë bëhet fjalë

Më shumë se 6500 nëpunës kanë ndërruar jetë në 11 vitet e fundit (mesatarisht 12 në javë) gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumeve të Kupës së Botës 2022 në Katar. Lajmin e ka raportuar ditën e djeshme një hetim i kryer nga e përditshmja britanike “The Guardian”, që ka zbuluar faktin së bashku me fondacionin “Humanity United”, në bazë të burimeve qeveritare.

SHIFRAT ZYRTARE – Sipas komitetit organizues të “Katar 2022”, në të vërtetë janë 37 të vdekurit mes punimeve të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndërtimin e stadiumeve, 34 në incidente “jo të lidhura me punën”.

Megjithatë duke parë mes statistikave të vendit në 10 vitet e fundit është dalluar që migrues punëtorë që kanë ndërruar jetë gjatë kësaj periudhe janë më të larta: 2.711 ata nga India, 1.018 nga Bangladeshi, 1.641 nga Nepali dhe 557 nga Sri Lanka; dhe flitet në mënyrë specifike për 5.927 punëtorë migrues të vdekur në periudhën 2011-2020. Këtu shtohen ata të ofruar nga Ambasada e Pakistanit në Katar, që ka komunikuar vdekjen e 824 bashkëqytetarëve. Ka edhe migrues nga vende si Kenia dhe Ishujt Filipine për të cilët nuk njihen të dhëna.

PROJEKTI – Në prag të Kupës së Botës 2022, në Katar po kompletohen 7 stadiume të reja dhe infrastruktura të tjera të mëdha si rrugë, sisteme transporti publik, hotele, një aeroport madje edhe një qytet artificial, Lusail, që do të presë 250 mijë persona dhe do të jetë selia e manifestimit.

Nik Mekgihan, drejtor i “FairSquare Projects” që mbrojti të drejtat e punëtorëve në Gji, ka kujtuar se regjistrat e të vdekurve në Katar nuk ofrojnë detaje lidhur me profesionin apo vendin e punës, por është e mundur që shumë të tillë u përkasin personave të angazhuar në zhvillimin e këtij projekti monumental dhe futurist. Sipas “The Guardian” 69% e tyre janë “vdekje natyrale”, shpesh për infarkt ose krizë frymëmarrjeje akute. Shifër që rritet në 80% mes indianëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat