Pesë gola në Piraeus, Xhaka me Arsenalin kualifikohen në çastet e fundit 

Futboll

Pesë gola në Piraeus, Xhaka me Arsenalin kualifikohen në çastet e fundit 

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 20:50
Ilustrim

Arsenali kualifikohet në çastet e fundit në të tetën e finales në garat e Europa League. 

Ata si vendas luajtën në stadiumin "Georgios Karaiskakis" në Piraeus të Greqisë,  por që iu shkoi ashtu si planifikuan ndaj skuadrës portugeze Benfica, duke fituar me rezultat 3:2. Ndeshje e fortë e me pesë gola.

Sulmuesi nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, është hero i kualifikimit, duke shënuar në minutën e 87-të. 

Për Arsenalin shënuan Aubameyang (21') e 87') dhe Tierney (67') dhe për Benfican realizuan Goncalves (43') e Silva (61').

Arsenal,i sfidën e parë ka luajtur baras (1:1) me Benfican dhe me rezultat të përgjithshëm 4:3 kualifikohet më tej.

Xhaka u paraqit standard, duke u angazhuar maksimalisht dhe iu gëzohet këtij kualifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat