Berisha shënon kundër Villarealit, por skuadra e tij eliminohet 

Futboll

Berisha shënon kundër Villarealit, por skuadra e tij eliminohet 

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 20:51
Berisha shënon kundër Villarealit, por skuadra e tij eliminohet 

Humbja e sfidës së parë me rezultat 2:0 i kushtoi shtrenjtë Salzburgut dhe kësisoj u eliminua nga garat e Europa League.

Villareali triumfon me rezultat 2:1 edhe në sfidën e kthimit ndaj skuadrës austriake, Salzburg, që u zhvillua në stadiumin “de la Ceramica” në Villareal. 

Në minutën e 17-të, futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha, kalon në epërsi Salzburgun, megjithatë vendasit barazuan me golin e Morenos pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Në minutën e 89-të,  Morena realizon nga penalltia për fitoren e Villarealit, 2:1. 

Sazburgu eliminohet, ndërsa Villareali vazhdon në të tetën e finales së Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat