Boll u ankove

Futboll

Boll u ankove

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 21:52
Boll u ankove

Atalanta u mposht ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë 0-1, por përveç humbjes, bergamaskët duhet të shqetësohen edhe për situatën në ekip, pasi në fundin e ndeshjes trajneri Gasperini pati një debat të madh me Josip Iliçiç.

Slloveni u aktivizua në pjesën e dytë, por luajti vetëm 30 minuta, pasi në minutën e 85-të u nxorr nga loja, me Gasperinin që aktivizoi Malinovskyn.

Pikërisht trajneri Gasperini i ka bërtitur ashpër Ilicic, duke i thënë që mos të ankohet, por të mendoj që të bëjë diçka.

“Boll u ankove dhe shiko mos bën ndonjë gjë në fushë”, këto kanë qenë fjalët e Gasperinit drejtuar Iliçiç, i cili në momentin që u zëvendësua iku menjëherë drejt dhomave të zhveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat