Roma kualifikohet

Futboll

Roma kualifikohet

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:53
Roma kualifikohet

Roma ashtu siç pritej edhe ka vazhduar në të tetën e finales së Europa League. 

Fitorja në takimin e parë me 2:0, ia kishte lehtësuar dukshëm punën për sfidën e sotme në "Olimpico", ku sërish fituan por kësaj radhe me rezultat 3:1 ndaj skuadrës portugeze Braga. 

Golat i shënuan për Romën Dzeko (24'), Perez (75'), Mayoral(90+1') dhe për Bragën  Cristante (88'-autogol).

Duhet theksuar se në minutën e 72-të, futbollisti Pellegrini i Romës, dështoi nga penalltia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat