Ademi me Dinamon eliminuan skuadrën ruse

Futboll

Ademi me Dinamon eliminuan skuadrën ruse

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:05
Ademi me Dinamon eliminuan skuadrën ruse

Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, u paraqit standard dhe me Dinamon e Zagrebit e eliminuan skuadrës ruse Krasnodar. 

Dinamo ka shënuar fitore me  rezultat 1:0 ndaj Krasnodarit, në takimin që u zhvillua në "Maksimir" të Zagrebit. 

Orsiç në minutën e 31-të ka realizuar falë asistimit të Jakiç. 

Dinamovitë e kanë fituar edhe takimin e parë me 3:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 avancojnë në të tetën e finales së Europa League.

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, qëndrojë në bankë dhe nuk u fut asnjë minutë, megjithatë iu gëzua kualifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat