Solskajer ka një lajm të ‘hidhur’ për tifozët e Man Utd

Futboll

Solskajer ka një lajm të ‘hidhur’ për tifozët e Man Utd

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 08:32
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United së fundmi ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Evropës pasi eliminoi skuadrën e Real Sociedad, me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Pas ndeshjes, menaxheri Ole Gunnar Solskjaer ka hidhëruar tifozët e Djajve të Kuq mbi lajmin e Paul Pogbas.

Solskjaer tha se francezi do të jetë akoma jashtë fushave. “Ai nuk do të jetë me ne edhe për disa javë të paktën”.

“Scott McTominay, Donny van de Beek dhe Edison Cavani do të rikthehen për fundjavë, mirëpo jo Pogba dhe nuk e dimë nëse Daniel James do të jetë gati”, u shpreh menaxheri i Man Utd.

Ndeshjet e ardhshme të Manchester United do të jenë pikërisht kundër Chelsea (28 shkurt), Crystal Palace më 3 shkurt dhe më pas do të jetë edhe derbi i qytetit me Manchester Cityn më 7 mars.

Pogba, i cili pësoi një lëndim në barazimin 3-3 ndaj Evertonit më 6 shkurt, po vazhdon të mungojë akoma dhe nuk dihet kur do të rikthehet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat