Tërbohet presidenti i Atalantës

Futboll

Tërbohet presidenti i Atalantës

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:03
Tërbohet presidenti i Atalantës

Dy ditë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, te bergamaskët ende nuk ka paqe. Ndëshkimi me karton të kuq i Freuler pas një çerek ore nga fillimi i lojës ende dhemb shumë. Presidenti Antonio Percassi foli sot për “Gazzetta dello Sport”. Fjalët e tij janë shumë të ashpra. Së pari nis me reagimin e tij ndaj dëbimit të Remo Freuler:

“Një tronditje, pata të dridhura. Ishte shumë absurde, një ndeshje e shkatërruar kështu. Të paktën ta rishikonin veprimin me VAR. Në vend të kësaj, asgjë, sikur ajo e kuqe të merrej e mirëqenë. Pas vetëm 15 minutash të një ndeshje kaq të rëndësishme, me gjithë botën që po e shikonte atë rast. Unë mund të shikoja vetëm përreth: të gjithë të hutuar, fytyra gati të turpëruara. Epo, ishte e turpshme, një gabim shumë serioz”.

Sipas presidentit të Atalantës ishte një gabim për të gjithë futbollin italian: “Diçka serioze, e papranueshme ka ndodhur. Edhe për futbollin italian. Unë mund t’ju them përshtypjet shumë zhgënjyese për situatën. Dhe rezultati pauses? Ekipi më i rëndësishëm e me shumë histori u ndihmua nga gjyqtari”.

Por, pas shpërthimit, urimet mbërrijnë për ekipin dhe lojtarët e tij: “Unë kam mbetur i mahnitur me aftësinë e jashtëzakonshme të Atalantës për të luajtur një lojë, që nuk është “e saj”.

Para kartonit të kuq, mendoj se ishte e qartë që mund të lindte një sfidë interesante. Dua t’i falenderoj pa fund lojtarët e mi. Pas atij ndëshkimi të rëndë e të pamerituar, u shtangën disi, por nuk u dorëzuan. Përkundrazi, nuk pushuan tërë ndeshjen, edhe pse me një forcë më pak në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat