Brdariç: T’i bëjmë tifozët të ëndërrojnë

Futboll

Brdariç: T’i bëjmë tifozët të ëndërrojnë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Brdariç: T’i bëjmë tifozët të ëndërrojnë

Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric pavarsisht ecurisë jo të shkodranëve në këto javë të fundit, u shfaq optimist para derbit të Shqipërisë ndaj Tiranës, që do të luhet këtë të shtunë në Loro Boriçi. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri gjerman i kuqebluve foli për gjëndjen e skuadrës së tij, duke theksuar se Vllaznia i ka mundësitë për të marrë maksimumin në këtë duel.

SFIDA NDAJ TIRANËS- “Po e presim mirë, jemi përgatitur. E dimë rëndësinë e saj dhe sesi shkodranët e presin këtë sfidë. Do hyjmë në fushë për të marrë tri pikët. Unë bazoj këtë vendosmëri në sjelljen e skuadrës, te lojtarët e mij. E dimë se në javët e fundit nuk kemi bërë atë që të gjithë kanë pritur. Kemi punuar mirë për të përgatitur ndeshjen e nesërme dhe kam parë ekipin gjatë javës”.

TIFOZËT SHKODRANË- “Ata janë më të mirët, e di që presin shumë nga ne. Le t’i bëjmë të ëndërrojnë, sepse njerëzit këtu identifikohen me këtë. Nesër është një ndeshje dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë me mundësitë që kemi. Jam duke ndërtuar diçka në Shkodër dhe më pëlqen që jam këtu”.

DËMTIMET- “Do flas për lojtarët që janë gati dhe sesi ta fitojmë këtë ndeshje. Dua që këta lojtarë të kenë ndjeshmëri për duelin”, u shpreh Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat