Klubi i njohur i rajonit feston kualifikimin me flamurin e Kosovës në zhveshtore

Futboll

Klubi i njohur i rajonit feston kualifikimin me flamurin e Kosovës në zhveshtore

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:48
Klubi i njohur i rajonit feston kualifikimin me flamurin e Kosovës në zhveshtore

Dinamo Zagrebi ka arritur që të kualifikohet në top 16 skuadrat më të mira të Evropës pasi mposhti klubin e Krasnodarit.

Me fitoren 1:0 sot dhe atë të përgjithshme në 3:2, Zagrebi u kualifikua tutje në Europa League.

Në këtë sfidë ishte i ftuar edhe sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati por që qëndroi në bankë rezervë dhe nuk u inkuadrua as edhe një minutën në këtë ndeshje të rëndësishme.

Kështu, pas këtij triumfi, në zhveshtoret e stadiumit “Maksimir”, skuadra e Zagrebit festuan, ku aty pranë u pa i vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat