PSG me ofertë zyrtare për Alaban

Futboll

PSG me ofertë zyrtare për Alaban

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:56
PSG me ofertë zyrtare për Alaban

Kampionët francezë, Paris Saint-Germain janë të etur për të fituar garën për yllin e Bayern Munich, David Alaba, i cili do të largohet në verë si lojtar i lirë.

Alaba ka konfirmuar synimin e tij për të lënë Allianz Arena pas skadimit të kontratës së tij në fund të qershorit, në të cilën pikë ai do të bëhet agjent i lirë.

Largimi i tij si lojtar i lirë ka bërë shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, pasi shihet si ‘pazar i mirë’.

Sipas mediumit Sky Germany, Paris Saint-Germain i ka ofruar mbrojtësit të Bayern Municht një kontratë për t’u transferuar në Parc des Princes.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi tashmë ka hapur bisedime me Alaban mbi një marrëveshje të mundshme, por ylli i Bayern do të preferonte një lëvizje në Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat