Dy klubet e mëdha evropiane i bashkohen garës për transferimin e Wijnaldumit

Futboll

Dy klubet e mëdha evropiane i bashkohen garës për transferimin e Wijnaldumit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:57
Dy klubet e mëdha evropiane i bashkohen garës për transferimin e Wijnaldumit

Paris Saint-Germaini dhe Interit raportohet se i janë bashkuar garës për transferimin e Georginio Wijnaldumit.

Situata e mesfushorit holandez te Liverpooli ende është e paqartë. Si qëndrojnë punët momentalisht, kontrata e tij me kampionin në fuqi anglez skadon më 30 qershor të këtij viti.

Wijnaldum vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Barcelona dhe bashkimit me ish-trajnerin e Holandës, Ronald Koemanin, por katalunasit tani do të përballen me konkurrencën e klubit francez dhe atij italian.

“Le Parisien” shkruan se PSG janë duke monitoruar situatën e 30 vjeçarit, të cilin mund ta marrin falas gjatë afatit kalimtar të verës.

Kurse, “FC Inter News” shkruan se “Nerazzurrët” gjithashtu janë duke përcjellur situatën e lojtarit, i cili pritet të largohet pas pesë viteve të kaluara në “Anfield”.

Pavarësisht situates, Georginio Wijanldum vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç te skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat