Manchester United gati ta shesë Martialin

Futboll

Manchester United gati ta shesë Martialin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Manchester United gati ta shesë Martialin

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se është i gatshëm të shesë sulmuesin francez, Anthony Martial.

Sipas mediumit Goal, drejtuesit e Unitedit kanë pranuar tashmë që Martial nuk do të zhvillohet kurrë si një numër 9 origjinal.

Si i tillë, tani është duke u diskutuar në bordin drejtuesit nëse duhet të kërkohet blerës për Martial këtë verë.

Mundësia është e madhe që francezi të jetë në treg dhe të shihet në afatin e ardhshëm kalimtar.

Përfaqësuesi i Francës u bashkua me Unitedin në verën e vitin 2015 nga Monaco, por ka kohë që ka luftuar për qëndrueshmëri.

Dhe është ajo mospërputhje që po sheh durimin e bordit të United të sosur dhe hedhjen e lojtarit në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat