Shqiptari i Kosovës po punon bashkë me kroatin në Kuvajt, që e kapi keq për flokë Sinisha Mihajlloviqin në Beograd

Futboll

Shqiptari i Kosovës po punon bashkë me kroatin në Kuvajt, që e kapi keq për flokë Sinisha Mihajlloviqin në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:44
Ante Mishe

Që moti janë shokë, por sot punojnë së bashku në një klub, Al – Arabi në Kuvajt!

Legjenda e Kosovës, Ardian Kozniku dhe legjenda kroate Ante Mishe, dy shok e miq të pandashëm.

Që të dytë dikur bashkëlojtarë në Hajdukun e Splitit.

Image

Ardian Kozniku dhe Ante Mishenë Kuvajt

Ante Mishe, si futbollist në vitin 1991-1992 e kapi edhe pushkën për ta ruajtur stadiumin “Polud” në Split nga bandat serbe.

Mishe njihet si njeri i qetë, por kur i vlon gjaku vështirë është t’i dilet para (mund ta shikoni në video nga minuta 15.30 si e kapi për flokë Mihajlloviqin).

Image

Kozniku dhe Mishe në Kuvajt

Sot Kozniku punon së bashku me të në Kuvajt dhe synojnë të ndërtojnë një ekip të fortë.

Mishe mbahet mend si një nga futbollistët me trim që kishte Hajduku në fund të viteve të 90-ta dhe fillim të viteve të 90-ta.

Hiq me larg se me 8 maj të vitit 1991, në stadiumin e APJ-së në Beograd, siç quhej atëkohë stadiumi i Partizanit, u zhvillua ndeshja finale e Kupës “Marshall Tito”, mes dy klubeve Cërvena Zvezdës nga Beogradi dhe Hajdukut nga Spliti, që u fituan nga kroatët me 0:1.

Image

Mishe dhe Mihajlloviq, me 8 maj 1991

Mishe nuk e duroj Sinisha Mihajlloviqin, që gjithnjë ishte si krah i djathtë i Zhelko Razhnatoviq – Arkan, kriminel lufte.  

Edhes sot dashamirëve të zjarrtë të futbollit, iu kujtohet rrëmuja në fushë dhe Mishe me zemër të madhe se si reagoi, në ato fyerje e kacafytje, për të gjitha ishte shkaktar Sinisha Mihajlloviq, që ndërhyri shumë ashpër ndaj Kovaç në minutën e 70-të.

Mishes i vloi gjaku dhe e kapi për flokë Mihajlloviqin për rreth 10 sekonda e sillte nëpër fushë sikur pula pa kokë!  Prandaj, sot Kozniku është me fat që punon me një personalitet të rrallë si Mishe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat