Romero i preferuari i Real Madrid

Futboll

Romero i preferuari i Real Madrid

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 12:52
Romero i preferuari i Real Madrid

 

Performanca e Cristian Romero ka tërhequr vëmendjen e Real Madrid, që vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm.

Argjentinasi po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Atalantës ku luan i huazuar, pasi kartoni i tij zotërohet nga Juventusi.

22-vjeçari në 17 paraqitje me skuadrën e drejtuar nga Gasperini ka realizuar edhe dy gola çka ka sjellë edhe interesimin e madrilenëve kundrejt tij.

Drejtuesit e klubit spanjoll e konsiderojnë Romeron si objektivin kryesor për të përforcuar mbrojtjen, në rast të një largimi të Sergio Ramos, i cili nuk ka pranuar ofertën për riovimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat