Autoritetet Shëndetësore nuk lejojnë skuadrën e Serie A të zhvillojë ndeshjen

Futboll

Autoritetet Shëndetësore nuk lejojnë skuadrën e Serie A të zhvillojë ndeshjen

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:14
Autoritetet Shëndetësore nuk lejojnë skuadrën e Serisë A të zhvillojë ndeshjen

Autoritetet Shëndetësore nuk lejojnë skuadrën e Serisë A të zhvillojë ndeshjen!

Ndeshja Lacio-Torino “Deja-Vu” e Juventus-Napoli. Sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Autoriteti Shëndetësor Lokal i krahinës së Piemontes nuk lejon që skuadra e Torinos të udhëtojë nga një qytet në tjetrin për arsye të shpërthimit të koronavirusit në masë, ku klubi granata ka raportuar deri më tani 10 raste pozitive, 8 lojtarë dhe 2 pjestarë të stafit teknik.

Pas shtyerjes së sfidës e ditës së sotme midis Torinos dhe Sasuolos tani më Liga e Serisë A duhet të marrë një vendim tjetër për sfidën e së martës në mbrëmje ku Torino do të ndeshet në kryeqytet me Lacion, por Autorietet Shëndetësore Lokale të krahinës së Piemontes nuk e autorizojnë kalimin e skuadrës granata për të udhëtuar drejt Romës.

Të njëjtën situatë e kemi parë edhe përpara sfidës ndaj Juventusit në tetor të vitit 2020 ku Napoli raportoi dy raste pozitive por Autoriteti Shëndetësor Lokal e krahinës së Kampanjës nuk e lejoi zhvillimin e këtij takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat