Klodian Duro dhe Besmir Bojku përfundojnë në disiplinore

Futboll

Klodian Duro dhe Besmir Bojku përfundojnë në disiplinore

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:50
Klodian Duro dhe Besmir Bojku përfundojnë në disiplinore

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, dhe futbollisti i kësaj skuadre, Besmir Bojku, kanë përfunduar në displinore.

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë sot (e premte) ka publikuar vendimet e marra nga xhiro e 21-të.

Vendimet:

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave, hapi procedurë disiplinore për këto raste:

Inicim disiplinor

-ndaj futbollistit të KF “Feronikeli“ , me nr 10 Besmir Bojku me nr ID 015417M95.
Motivi : Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit . Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Feronikeli – Drenica.

-ndaj kryetrajnerit të KF “ Feronikeli”, Klodian Duro me nr ID 022478M77. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes lojtarët dhe shtabi teknik mysafirë derisa festonin fitoren në mes fushë, i njëjti afrohet dhe provokon mysafirët, me ç’rast shkakton incident në mes të skuadrave dhe me ndërhyrjen e policisë evitohet eskalimi i situatës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat