Thashethemet për shitjen e Interit

Futboll

Thashethemet për shitjen e Interit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:21
Thashethemet për shitjen e Interit

Situata ekonomike e Interit nuk është më e mira. Shumë është përfolur këtë periudhë për shitjen e aksioneve nga Suning Group, pronarët kinezë të klubit zikaltër.

“Do të fokusohemi fuqimisht tek tregtia, do të mbyllim dhe shkurtojmë çdo biznes që nuk ka lidhje me tregtinë e mallrave”, deklaroi një javë më parë Zhang Jindong, pronari i grupit financiar që financon Interin.

Sot ka ardhur një tjetër komunikatë e Suning Group. Jemi në negociata për të ofruar një sërë zgjidhjesh në fushën e strukturës së kapitalit dhe menaxhimit të likuiditetit.

Suning ka konfirmuar angazhimin për të mbështetur financiarisht klubin, me ose pa mbështetje nga jashtë. Në çdo rast, është e arsyeshme dhe e matur të hedhim sytë edhe nga jashtë.

Suning ka caktuar konsulentë dhe këshilltarë në Azi për të punuar ngushtë në lidhje me gjetjen e partnerëve strategjikë, të dobishëm si në formën e injektimit të kapitalit, por jo vetëm.

Bisedimet me partnerët e mundshëm janë të vazhdueshme“, theksohet në qëndrimin zyrtar të pronarëve të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat