Klopp e pranon se atmosfera te Liverpooli nuk është më e mira dhe pranon se ‘top 4’ është sfidë e madhe

Futboll

Klopp e pranon se atmosfera te Liverpooli nuk është më e mira dhe pranon se ‘top 4’ është sfidë e madhe

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pranon se përballen me një sfidë të madhe për të përfunduar në katër vendet e para këtë sezon.

Liverpool fitoi titullin e Ligës Premier me 18 pikë epërsi sezonin e kaluar, por ata aktualisht e gjejnë veten në vendin e gjashtë, dhe Klopp thotë se do të jetë një “sfidë e madhe” për të përfunduar në katërshe këtë herë.

“Sigurisht që është një sfidë e madhe. Ju vetëm duhet të shikoni pikët. Ne nuk jemi shumë larg, por është ende një distancë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Ne duhet të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur dhe do ta shohim në fund të sezonit, por është një sfidë”.

“Kjo atmosferë nuk është më e mira që kemi pasur, por të gjithë jemi dakord për gjërat që duhet të bëjmë”.

“Kemi pasur momente të mira gjithashtu, por është një kohë shumë sfiduese për këtë skuadër. Këto janë kohërat kur ju duhet të tregoni fytyrën tuaj të vërtetë dhe kjo është ajo që bëjnë djemtë”.

“Jemi duke punuar shumë për ta kthyer atë dhe për të fituar ndeshje futbolli dhe ju keni nevojë për pozitivitet për këtë. Unë jam gjithashtu përgjegjës për gjendjen shpirtërore dhe jam në një humor të mirë”.

“Unë nuk jam i lumtur për situatën, por është një sfidë masive dhe preferoj ta përballoj atë në një mënyrë pozitive. Unë shoh shumë gjëra të mira në performancën tonë, por ne e dimë se nuk i kemi marrë rezultatet”.

“Ne përpiqemi të ndikojmë sa më shumë që të mundemi dhe pjesën tjetër që duhet ta pranojmë. Jam i sigurt se ka situata më të këqija në botë sesa e jona, kështu që kemi një atmosferë pozitive”, përfundoi trajneri i Reds. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat