Konfirmon Pirlo: Dybala e Morata mungojnë, me Veronan na pret një ndeshje fizike

Futboll

Konfirmon Pirlo: Dybala e Morata mungojnë, me Veronan na pret një ndeshje fizike

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur për mungesat e Juventusit ndaj Veronas në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.

Andrea Pirlo ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Veronas, në kaudër të xhiros së 23-të të Serie A.

Pirlo vlerësoi se Juventusin e pret një ndeshje e vështirë, dhe dha lajmin se Rabiot do jetë i gatshëm.

“Të lënduarit nuk janë rikuperuar ende, vetëm Rabiot do jetë i gatshëm për këtë sfidë”, tha ai.

“Kulusevski po luan mirë, në këtë moment jemi duke kërkuar nga ai që të luajë një pozicion tjetër dhe ai po luan mirë”, shtoi ai.

“Morata dhe Dybala nuk do jenë në dispozicion, Alvaro duhet të pushojë deri të dielën, ndërsa për Paulon presim vlerësimet e stafit mjekësor dhe rikthimin e tij sa më të shpejtë”, tha Pirlo.

“Bernardeschi ka mundësi të fillojë nga fillimi në ndeshjen e nesërme”, përfundoi Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat