Teuta dhe Kukësi barazojnë

Futboll

Teuta dhe Kukësi barazojnë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Teuta dhe Kukësi barazojnë

Me gola dhe spektakël u hap java e 21-të e Kategorisë Superiore, ku Teuta dhe Kukësi barazuan 2:2 në përballjen e zhvilluar në “Niko Dovana”. Një ndeshje shumë e bukur, që u hap me golin e Dejvi Bregut nga pika e bardhë e penalltisë.

Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte i mbushur me më shumë spektakël. Kukësi reagoi në minutën e 70-të me anë të Eze, që shndërroi në gol një 11-metërsh, përpara se Teuta të rimerrte avantazhin.

Ishte përsëri Dejvi Bregu me një gol fantastik këtë herë. Vlonjati shënoi me një goditje dënimi perfekte, duke lënë pa asnjë shpresë portierin e Kukësit. 2-1 për Teutën, por duket se nuk ishte e thënë që durrsakët të fitonin.

Katër minuta nga fundi i kohës së rregullt ishte gjeorgjiani Tsintsadze që shënoi pas një goditje nga këndi, duke mbyllur gjithçka në 2-2. Një barazim që nuk kënaq asnjë nga ekipet, me Teutën që është 4 pikë larg kreut, ndërsa Kukësi plot 11 pikë larg Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat