Presidenti i Atalantas ende nervoz me kartonin e kuq ndaj Real Madridit

Futboll

Presidenti i Atalantas ende nervoz me kartonin e kuq ndaj Real Madridit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:36
Foto ilustrim

Presidenti i Atalantas, Antonio Percassi, nuk është ndërsa i kënaqur me gjykimin në ndeshjen që skuadra e tij e humbi minimalisht nga Real Madridi. 

Gjyqtari i ndeshjes Atalanta – Real Madrid, Tobias Stieler, kishte ndëshkuar me karton të kuq anësorin e skuadrës italiane, Remo Freuler në minutën e 17-të të ndeshjes.

Percassi nuk është përmbajtur në një prononcimin për GDS, duke thënë se fillimisht kishte menduar që ngjyra e kartonit ishte gabim.

“Tronditje e madhe, më është dridhur i gjithë trupi. Është absurde të shkatërrosh në atë mënyrë një ndeshje të tillë. Mendova me veten: nuk është e vërtetë, me siguri që u ngatërrua te ngjyra e kartonit”.

“Një gjë mu ngulit në tru gjatë ndëshkimit të Freuler: Frika. U stërfavorizua skuadra më e rëndësishme dhe ajo me më shumë histori”.

“Mëkat, 11 kundër 11 do të ishte një tjetër ndeshje, një ndeshje shumë e bukur”, ka thënë Percassi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat