Drita e Gjilanit, befason të burgosurit e Kumanovës

Futboll

Drita e Gjilanit, befason të burgosurit e Kumanovës

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 19:56
Drita e Gjilanit, befason të burgosurit e Kumanovës

Klubi Futbollistik “Drita” ka surprizuar anëtarët e grupit të Kumanovës, të cilët po e vuajnë dënimin për incidentin e shkaktuar gjashtë vite më parë në Maqedoninë e Veriut, për të cilin vazhdimisht po kërkohet një hetim ndërkombëtarë dhe drejtësi për të burgosurit shqiptar.

Kampionët në fuqi janë treguar kampionë të vërtetë, derisa kanë vendosur t’i surprizojnë disa nga anëtarët me fanella dhe rekuizita sportive.

Klubi gjilanas u ka dhuruar atyre gjithashtu edhe dhuratën që morën gjatë pjesëmarrjes në Ligën e Evropës.

Përmes një shkrimi në facebook, Naser Bajraliu, njëri nga të burgosurit, i cili vjen pikërisht nga qyteti i Gjilanit, ka treguar se ai bashkë me shokët e tij se kanë pranuar disa fanela të klubit Drita nga kryesia e saj.

Një shkëmbim zjarri i cili shpërtheu gjatë një bastisjeje të policisë në mes të forcave të policisë dhe një grupi të armatosur identifikuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), kishte ndodhur më 9 maj 2015 në qytetin verior maqedonas në Kumanovë.

Gjatë të shtënave, tetë policë maqedonas dhe 10 persona u vranë, ndërsa 37 oficerë u plagosën. Të shtënat përfunduan më 10 maj 2015 në një operacion nga policia maqedonase dhe forcave të armatosura, me ç’rast 28 persona ishin arrestuar dhe më pas ishin dënuar për “terrorizëm.

Akuzat janë bërë “nga ana e autoriteteve maqedonase”, teksa vazhdimisht po kërkohet një hetim ndërkombëtarë për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat