Bardhi po e shqetëson Maqedoninë e Veriut 

Futboll

Bardhi po e shqetëson Maqedoninë e Veriut 

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 20:08
Bardhi po e shqetëson Maqedoninë e Veriut 

Futbollisti Enis Bardhi po e shqetëson Maqedoninë e Veriut. 

“Ekzaminimet e hollësishme mjekësore te lojtari i kombëtares maqedonase treguan një problem me muskulin e këmbës, dëmtimi nuk është shumë i rëndë.

Kjo do të thotë që Bardhi nuk do të luajë në ndeshjen e mbrëmjes së sotme me Athletic Bilbaon, por ai mund të kthehet në ekipin e Levantes për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales në Copa del Rey, gjithashtu kundër Athletic Bilbao.

Kjo do të thotë që Enis Bardhi do të jetë gati për të luajtur në fillim të ciklit të ri të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.

Në fund të marsit, Maqedonia do të luajë tri ndeshje, së pari do të vizitojë Rumaninë, pastaj do të presë Lihtenshtajnin në Shkup dhe udhëton kundër Gjermanisë me 31 mars”, shkruan “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat