Premier League, arbitrat do të “paguajnë” për gabimet e tyre

Futboll

Premier League, arbitrat do të “paguajnë” për gabimet e tyre

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 06:38
Premier League

Po gabove, do të paguash. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. Arbitrat e Premier League do të ndëshkohen në rast të vendimeve të gabuara.

Këtë e ka bërë të ditur Daily Mail, që ka shpjeguar sesi arbitrat, për të cilët është parashikuar një bonus vjetor deri në 50 mijë sterlina, mund ta shikojnë këtë shumë të reduktohet në varësi të paraqitjeve në fushën e lojës.

Nga sa mësohet nga e përditshmja angleze, arbitrat e Premier League do të ndëshkohen (ose shpërblehen) për paraqitjet e tyre. Arbitrat do të “gjobiten” në rast gabimi.

Kjo është një mënyrë për të “vënë drejtësi” në rast të gabimeve gjatë ndeshjes. Arbitrat vlerësohen në bazë të një tabele të krijuar nga PGMOL, që merr parasysh punën e gjyqtarit gjatë sezonit.

Megjithatë, duket se çështja e “gjobave” ka krijuar një problem tjetër, ose më saktë atë të konsultimit me VAR. Në fakt, ndërhyrja e teknologjisë gjatë ndeshjeve, duhet të shërbejë të korrigjojë gabimet e arbitrit.

Në këtë aspekt, arbitrat mund të ngurrojnë dhe të mos i vlerësojnë në mënyrë korrekte përsëritjen e imazheve që mund të certifikojnë gabimin e tyre. Një çështje aspak për t’u anashkaluar…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat