Shpërthen Vieri

Futboll

Shpërthen Vieri

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:34
Shpërthen Vieri

Tri ditë më vonë, vendimi i gjyqtarit Stieler për ta dëbuar Freuler me karton të kuq pas 17 minutash lojë në Atalanta-Real Madrid, diskutohet ende në itali. Lojtari zviceran u ndëshkua për një ndërhyrje ndaj Mendy në skaj të zones së skuadrës italiane, e konsideruar nga kryesori gjerman si ndërprerje e një veprimi të qartë drejt… rrjetës.

Një karton i kuq, që i penalizoi shumë zikaltrit e Gasperini, të detyruar të luajnë për më shumë se 70 minuta me një forcë më pak, teksa u ndëshkuan nga një gol i shkëlqyeshëm vetëm disa minuta nga fundi.

Në takimin e zakonshëm me formatin “Bobo TV”, Christian Vieri përdori fjalë shumë të ashpra për “bilbilin” gjerman dhe kreun e VAR-it, fajtor për moskontrollimin e një episodi mjaft të dyshimtë:

“Arbitri arriti të prishë një ndeshje në vitin 2021, me VAR. Unë do të doja një aparat fotografik që inkuadron ata në dhomën e VAR-it, për të parë se çfarë thonë ata mu**r. Si mund të mos thonë asgjë? Ky (Stieler) dhe ata të VAR-it nuk duhet të arbitrojnë më”.

Tone më të qeta nga Lele Adani, i cili në çdo rast theksoi rëndësinë e rishikimit të imazheve për të minimizuar çdo gabim të mundshëm: 

“Kartoni i kuq është një nga rastet, në të cilat VAR mund të ndërhyjë. Rregulli i 18-të në futboll është mendja e shëndoshë. Duhet të kuptojnë të gjithë se ishte thjesht karton i verdhë, as Real Madridi nuk do të kishte thënë asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat