Barcelona në sprovë

Futboll

Barcelona në sprovë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:46
Barcelona në sprovë

Përsëri Barcelona – Sevilla! Pak më shumë se dy javë nga përplasja e fundit në Kupën e Mbretit, ku andaluzët i dhanë leksion skuadrës së Koemanit, duke fituar 2-0, të dyja skuadrat do të përballen në kuadër të javës së 25-të të La Ligas, në orën 16:15.

Barça ka shumë arsye për të fituar në këtë takim, për hakmarrje për disfatën e fundit, por veçanërisht për renditjen, teksa gara për titullin po bëhet edhe me interesante me ngjeshjen e skuadrave në krye. Atletico është vetëm pikë pikë para, ndërsa diferenca me Realin është ngushtuar në vetëm dy pikë.

Po nga La Liga, në orën 21:00, do të zhvillohet Getafe – Valencia.

Një përplasje interesante për vetëm faktin që të dyja skuadrat renditen në pjesën e poshtme të tabelës dhe ndahen nga vetëm tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat