Ofendon Milanin, një gjest i turpshëm

Futboll

Ofendon Milanin, një gjest i turpshëm

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Ofendon Milanin, një gjest i turpshëm

Ofendon Milanin, një gjest i turpshëm! Barazimi 1:1 mes Milanit dhe Cverna Zvezdës në Europa Ligë nuk ka sjellë mjaft gëzim në shtëpinë e trajnerit Dejan Stankoviç.

Serbi i cili në të kaluarën ka luajtur me Interin, arriti të ndalte dy herë Milanin, edhe pse në fund nuk ia doli të kualifikohej pasi kuqezinjtë shënuan më shumë gola në fushën kundërshtare.

Ndërkohë, portieri i tretë i Interit, Filip Stankoviç, djali i Dejanit, nuk hezitoi gjithsesi të mos gëzonte në rrjetet sociale, teksa postoi stemën e skuadrës serbe me mbishkrim: “Milan merda”, e përkthyer “Milan m…”.

Një postim që u pëlqye shumë nga tifozët zikaltër, por që nuk u prit mirë nga klubi zikaltër i cili, me sa duket, ka qortuar portierin e tij. Filipi e fshiu menjëherë postimin e tij që i thumbonte jo pak milanistët. Interi duket se kërkon të qëndrojë i pastër për sa u përket polemikave me rivalët e qytetit dhe nuk kërkon asnjë përplasje mes tyre.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit mes tyre, zikaltrit mundën thellë Milanin me rezultatin 3-0 duke u shkëputur me plus katër pikë në tabelë dhe duke u rikthyer favoritë për të fituar kampionatin italian në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat