E lë i dashuri! Marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar

Futboll

E lë i dashuri! Marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:32
E lë i dashuri! Marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar

Çifti, të dy nga 24 vjeç, janë ndarë pas një serie konfliktesh të nxehta dhe ajo tashmë është larguar nga jastëku i tyre prej 2 milionë funte.

Miqtë e tyre thonë, se modelja Rubi ishte “e zemëruar” për sjelljen e fundit të yllit të Spurs dhe Anglisë, i cili “kalonte shumë kohë duke luajtur Fortnite”.

Një mik i tha “The Sun”, se “Dele dhe Rubi Mae janë ndarë. “Marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar, por tani i ka ardhur fundi. Rubi është e trishtuar, por po kujdeset për veten tani”. Ata u ndanë pak para ditës së Shën Valentinit dhe kanë bllokuar ndjekjen e njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Image

Ruby, e cila ka modeluar për “Dolce & Gabbana” dhe “Chanel”, filloi të dilte me Dele në vitin 2016. Ata u ndanë për pak kohë më 2018. Vitin e kaluar, disa grabitës të maskuar bastisën shtëpinë e tyre, ndërsa Dele, që paguhet me 150,000 £ në javë, po luante pishinë me vëllain dhe një shokun e tij.

Mesfushori, i cili muajin e kaluar u tha se donte të bënte një lëvizje drejt Paris SG, pas mungesës së aktivizimi te Spurs, godit me grusht në fytyrë. Hajdutët u larguan pasi morën disa orë dhe stoli. Më pas Dele rriti sigurinë, duke blerë një qen roje “Doberman”.

Rubi fillimisht u shfaq, pasi u pa duke e ngushëlluar Delen, kur Anglia humbi 2-1 ndaj Islandës dhe u eliminua nga Euro 2016. Ndërsa përqafoheshin, marrëdhënia e tyre u bë publike. Dhe që nga ajo kohë ata janë parë së bashku, në pushime të ndryshme, përfshirë në Mikonos dhe Ibiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat