Kryetrajneri Prishtinës nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Futboll

Kryetrajneri Prishtinës nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:12
Debatik Curri

Prishtina fitoi në sekondat e fundit kundër Trepçës ’89.

Kryeqytetasit në fund dolën të triumfuar me rezultatin e ngushtë 2-1 falë një goli krejt në fund të ndeshjes së Leonit Abazit, raporton Gazeta Olle. Megjithatë, pas këtij suksesi trajneri Zekirija Ramadani nuk arriti të deklarohej për medie.

Ai përshkak të problemeve që kishte me zërin e shterrur përshkak të bërtiturave gjatë ndeshjes nuk foli për mikrofonat e ArtSport dhe për këtë gjë e autroizoi ndihmësin e tij, Debatik Currin.

Curri tha disa fjalë interesante në lidhje me takimin.

“Kemi ardhur për rezultat maksimal, pra për ta fituar ndeshjen. E kemi ditur që takimi do jetë i vështirë si gjithmonë kundër Trepçës ’89. Skuadra ishte pak e lodhur, por arritëm t’ia dalim, tani na mbetet që të përgatitemi për ndeshjen që luhet javën e ardhshme”- tha Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat