Fitore e vështirë e Manchester Cityt

Futboll

Fitore e vështirë e Manchester Cityt

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:23
Fitore e vështirë e Manchester Cityt

Manchester City me shumë mund ka arritur tre pikë në duel me West Ham-in. 

City ka shënuar fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj West Ham, në takimin që u zhvillua në stadiumin në "Etihad". 

Për Cityn shënuan futbollistët Dias (30'), Stones (68') dhe për West Ham Antonio (43'). 

Pas javës së 26-të në Premier League, Manchester City kryeson bindshëm me 62 pikë dhe West Ham është i 4-ti me 45 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat