Shehi: Fituam për vete, jo për ndjekësit e Vllaznisë

Futboll

Shehi: Fituam për vete, jo për ndjekësit e Vllaznisë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:35
Shehi: Fituam për vete, jo për ndjekësit e Vllaznisë

Orges Shehi foli pas fitores së çmuar në “Loro Boriçi”, 2-1 ndaj Vllaznisë. Tri pikë të arta në llogarinë e kampionëve në fuqi, por edhe një asist ideal për ndjekësit e kuqebluve, në garën për kreun dhe titullin: “Kemi marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në Shkodër. Mendoj se kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Skuadra u paraqit shumë mirë. Iu thashë lojtarëve të tregojnë se kush janë, pasi kanë kualitet. Unë mendoj se e kemi interpretuar mirë ndeshjen dhe e merituam fitoren. Kemi pasur një javë shumë të vështirë, për shkak të mungesave. U largua Muçi, Danso mbeti jashtë, kundërshtari përballë shumë i fortë. Mendoj se kjo fitore merr shumë vlera.

Edhe ndeshja me Kukësin ishte e mirë. U shfaqëm 3-4 herë te porta e Kukësit, por nuk finalizuam dot. Vinim pas humbjes me Teutën, ku asnjë nga lojtarët nuk ishte vetvetja, ndaj nuk bëmë analizë. E falënderoj Vangjelin që pranoi të luante. Unë mendoj se deri diku skuadra u paraqit ashtu siç e përgatitëm ndeshjen. Gjithsesi, gjithçka varet nga lojtarët që ke.

Skema? Nëse shkon mirë, mund të luajmë edhe ndeshjet e tjera si sot. Kjo ndoshta i jep më shumë mundësi Seferit, i cili shfrytëzon hapësirat.

Pavarësisht se humbi raste, për mua ishte lojtari më i mirë në fushë. Gara për Kupat e Europës është shumë e fortë, pasi kundërshtarët janë solidë. Sidoqoftë, ka shumë pikë në lojë dhe do të japim maksimumin, për të marrë më të mirën. Duhet të dalim nga ndeshjet me mendimin se dhamë gjithçka.

Pas ndeshjes nuk merrem me telefonin. Kur fiton, ka plot mesazhe; kur humb nuk ka mesazhe. Mund të jenë kënaqur skuadrat që ndjekin Vllazninë, por ne kemi punën tonë. Vairinen? Unë kam provuar shumë module këtë javë. Deri pardje kisha menduar të luaja me të, por duke parë stërvitjen, mendova këtë formacion që patë. Një lojtar si ai, nëse nuk është 100%, e ka të vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat