Pioli: Kundër Romës pikët vlejnë shumë

Futboll

Pioli: Kundër Romës pikët vlejnë shumë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:42
Pioli: Kundër Romës pikët vlejnë shumë

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, ka deklaruar se piket në derbin ndaj Romës vlejnë shumë.

Stefano Pioli ka deklaruar para ndeshjes me Romën që është e vlefshme për javen e 24-të Serie A, tha se pikët vlejnë shumë dhe nga tash e tutje kampionati vendoset nga pikët e humbura.

"Roma është duke kaluar në një formë optimale, do të jetë një sfidë interesantë. Pikët vlejnë shumë, është momenti të ndalemi dhe të fusim vetën në provë", tha ai.

"Nga marsi e tutje kampionati vendoset, kritikat na duhen si ndihmë për të bërë diçka më shumë", tha Pioli.

"Është mirë të luajmë me më të fortët, kemi punuar shumë që të jemi këtu, jemi duke kërkuar të bëhemi skuadër fituese dhe fituesit provohen me lloj lloj provash të ndryshme në disfatat e tyre", shtoi italiani.

Ai u pyet edhe për shkuarjen e Ibras në Sanremo.

"Këni folur ju, jo ai. Ai jep shumë nga vetja dhe bën shumë për bashkëlojtarët, është i motivuar, i qetë dhe i koncentruar në skuadër si të gjithë tjerët", përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat