Prishtina e largoi, Ivan Jeliç nënshkruan me skuadrën e madhe

Futboll

Prishtina e largoi, Ivan Jeliç nënshkruan me skuadrën e madhe

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:43
Prishtina e largoi, Ivan Jeliç nënshkruan me skuadrën e madhe

Aventura në Kosovë nuk i eci siç shpresonte.

Portieri shtatgjatë, Ivan Jeliç u largua nga Prishtina pas vetëm gjysmë-sezoni dhe vetëm një ndeshje të luajtur në Superligë.

Ai debutoi në duel me Drenicën ku bëri disa gabime të rënda, që më pas ndikuan të mos ketë mundësi tjetër.

Jeliç karrierën e tij do ta vazhdojë në vendlindje, Kroaci.

Ai do të paraqitet për skuadrën e RNK Split, shkruan gazeta Olle. 

Skuadra e famshme kroate për të cilën kanë luajtur edhe Ante Rebiç e Sokol Cikalleshi tashmë ndodhet në ligën e tretë kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat