Trajneri i Vllaznisë: Tirana luajti më mirë

Futboll

Trajneri i Vllaznisë: Tirana luajti më mirë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:56
Trajneri i Vllaznisë: Tirana luajti më mirë

Thomas Brdaric i jep meritat Tiranës për suksesin në “Loro Boriçi”. Në intervistën për “Gol pas Goli” trajneri i kuqebluve u shpreh:

“Problemi në ndeshjen e sotme, ishte që pas golit të shënuar ne e pësuam direkt dhe kjo na e ndërlikoi situatën.

Dëshironim ta fitonim ndeshjen. Situata nuk është e mirë për ne. Ne jemi një ekip me 11 lojtarë në fushë dhe mund të bënim edhe ndryshime, por Tirana luajti shumë mirë dhe i shfrytëzoi maksimalisht mundësitë e sja. Kur humbet ndeshjen, asnjëherë nuk është mirë. E njëjta gjë edhe sot. Ne jemi në një fazë të kampionatit. Duhet ta analizojmë humbjen e sotme dhe të përpiqemi të rregullojmë gjithçka në të ardhmen.

Vetë, 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit? Këtu nuk flet askush për titullin, pasi një sezon më parë ishin për mbijetesë dhe tani shumë shpejt jemi në krye të renditjes. Unë nuk do t’i kritikoj lojtarët e mi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat