Marku ngacmon: Unë luftoj për të vdekur

Futboll

Marku ngacmon: Unë luftoj për të vdekur

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 17:33
Marku ngacmon: Unë luftoj për të vdekur

Boksieri Florian Marku vazhdon t’i ngacmon kundërshtarët e tij përmes rrjeteve sociale.

Boksieri shqiptar javën e kaluar arriti fitore të madhe ndaj Rylan Charlton – ekipi i këtij të fundit e detyra t’a hedhë peshqirin në ring.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Marku thotë se mezi pret që luftën e radhës ta bëjë para tifozëve. Ai po ashtu thotë, se në çdo meç, lufton për të vdekur!

"Unë i respektoj të gjithë kundërshtarët, por kjo është jeta ime. Unë luftoj për të vdekur. S’mund të pres për luftën time të radhës para tifozëve të mi", ka shkruar Marku në rrjetet sociale.

Kujtojmë që meçi i radhës për boksierin shqiptar mund të ndodhë gjatë muajit prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat